Goditet selia e Hamasit

18.11.2012 (komentet: 0)

Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë bombarduar selinë e liderit të Hamasit, Ismail Hanijeh, si dhe një stacion të policisë palestineze në Rripin e Gazës.

 

Zyrtarë të lëvizjes islamike i kanë thënë AFP-së se selia e Hanijehit është "shkatërruar krejtësisht" nga sulmi ajror.

Autoritetet spitalore në Gaza kanë thënë se të paktën tre njerëz kanë humbur jetën gjatë natës nga sulmet izraelite.

Kabineti i Izraelit ka thirrur 75 000 forca rezervë, të cilat mund të nisin operacione tokësore në Gaza.

Situata është përshkallëzuar pasi Hamasi ka hedhur të premten një raketë në Jerusalem, për herë të parë pas disa dekadave.

Hamasi ka qëlluar edhe Tel Avivin me raketa.

Aeroplanë luftarakë të Izraelit sot kanë qëlluar tunele të dyshuara të kontrabandës dhe stacione të energjisë elektrike.

Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja ne media, po

Kthehu mbrapa

Shto koment