Gjykohet shqiptari nga Kosova i cili ka kryer 284 vjedhje

27.01.2012 (komentet: 1)

Brenda tri viteve banda e tij ka plaçkitur kioskat dhe dyqanet me pakicë, me ç`rast ka përvetësuar rreth 1.5 milion franga

Të enjten, në gjykatën e krimeve në Lucern para trupit gjyqësor është përgjigjur një kosovar i moshës 41 vjeçare, si përgjegjës i një bande që ka kryer 284 vjedhje me thyerje dhe vjedhje në vetura nëpër gjithë Zvicrën. Brenda tri viteve banda e tij ka plaçkitur para së gjithash kioskat dhe dyqanet me pakicë, me ç`rast ka përvetësuar rreth 1.5 milion franga.

Shefi i bandës është treguar i penduar para trupit gjykues, shkruan 20minuten.ch. "Varësia nga lojërat e fatit më kanë sjellë këtu ku jam. Kam provuar shumë herë të lirohem nga kjo, ta ndërpres", ka thënë 41 vjeçari, i cili aktualisht është duke iu nënshtruar një terapie për shërimin nga varësia.

Duke qenë se ai është recidivist dhe për faktin se ka kryer një numër të madh deliktesh, trupi gjykues ka kërkuar për kosovarin 9 vjet heqje lirie. Ndërkaq mbrojtja kërkon që masa më e lartë ndëshkuese të mos jetë më e madhe se 4 vjet burg.

albinfo.ch

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Ekremi | 27.01.2012

Ne se e llogarisim sa dite i ka viti, si duket vetem per vikend nuk paska vjedh.