Gjykata malazeze liron nga akuzat të dyshuarit për krimin e kryer në Husaj të Rozhajës

19.01.2014 (komentet: 0)

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë në Bijelo Polje , liroi nga akuza 8 ish ushtarët e ushtrisë Jugoslave të cilët kryen krim ndaj 15 civilve- refuxhatëve në fshatin Husaj (Kaluđerski Laz) vetëm 4 kilometra nga Rozhaja, më 18 prill të vitit 1999. Në këtë aksion të Ushtrisë Jugosllave u vranë 6 përsona, dhe 5 të tjerë u palgosën rënd. Ndërsa bashk me disa rate të ndara janë vrarë gjithsejt 22 refuxhat të cilët kërkonin shpëtim në Sanxhak.

Autorët e krimit u përpoqën ta fshehin krimin, kështu që ata u përpoqën për t’ifshehur trupat e të vrarëver,  duke ua marrë  rrobat  civile dhe i kan bartur në territorin e Kosovës, me qëllim të paraqitjes së tyre si  ushtar të vdekur, pavarësisht se  në mesin e tyre kishte fëmijët dhe të moshuarit. Djaloshi Labinot Kastrati (foto), është  një nga viktimat, i cili  është bërë ikonë e kësaj ngjarje të tmerrshme.

Pafajësia e tyre u  bazua në faktin se në kohën kritike në këtë  zonë të caktuar ishte numër i madh  forcave paramilitare dhe policore  në mënyrë që ushtarët e batalionit  që ishin nën komandën e të Akuzuarit Strugar , nuk kanë qenë të vetmit në at  vend dhe se teritori ka qenë shum i  madh shkruan Pobjeda e Podgoricës.

Lirimi nga akuzat i 8  anëtarëve të ish Ushtrisë Jugosllave për vrasjen e 15 refugjatëve nga Kosova në fshatin Husaj në afërsi të  Rozhajës në Mal të Zi, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Verdikti i sjellur nga Gjykata e Lartë e Bjelo Poles , u cilësua si legalizim i krimit  dhe i politikës gjenocide, por edhe si një krim kundër njerëzimit ku akterët kryesor mbesin të padëshkuar dhe në liri.Në intervistën  dhënë " Zërit të Amerikës", Avokati i viktimave , Velija Muriq, lirimin e të akuzuarëve e cilësoi si shqetësues dhe fajësoi gjyqësorin për politizim të skajshëm.

Z. Muriq tha "se ky fakt sinjalizon që Mali i Zi nuk është i gatshëm dhe nuk dëshiron që të ballafaqohet me të kaluarën. Dështimet ligjore dhe pasiviteti i prokurorisë dhe gjykatave vendore kanë bërë që në Mal të Zi të mos ketë asnjë dënim për krime lufte"- tha z. Muriq.

Velija Muriq , i cili njëherit është edhe kryetar i Odës së Avoketëve të Malit të Zi paralajmëroi se për qëndrimin e gjyqësorit në rastin e vrasjes së refugjatëve kosovarë do ti njoftojë të gjitha institucionet ndërkombëtare duke apeluar tek ata që të ndikojnë që krimet e luftës në Mal të Zi të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bjelo Poles reagoi Bashkësia Demokratike Boshnjake , e cila në një letër të hapur kritikon gjyqësorin në vend , i cili  sipas tyre, po legalizon krimin dhe po mbështetë politikën gjenocide. Ndërkaq, partitë politike shqiptare si dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi nuk reaguan ndaj këtij rasti  edhe pse shoqatat e shoqërisë civile  disaherë kanë protestuar ndaj zvarritjes së aktgjykimit dhe ndaj  pavarësisë së gjyqësorit.

Komandanti Predrag Strugar dhe shtatë oficerë të tjerë të ish Ushtrisë Jugosllave janë paditur për vrasjen e 15 civilëve shqiptarë nga Kosova dhe për plagosjen e pesë të tjerëve 18 prill të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-së në zonën e fashatit Husaj afër kufirit të Malit të Zi me Kosovën.

Gjyqi për rastin e refugjatëve kosovarë ka filluar në vitin 2009 dhe është gjyqi i vetëm për krime lufte në Mal të Zi ku aktgjykimi për lirimin e të akuzuarëve u dha më 31 dhjetor të viti të kaluar

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment