Gjykata e Strasburgut detyron Serbinë t’i paguajë pensionet e Kosovës

13.11.2012 (komentet: 0)

Gjykata e Strasburgut e detyron Serbinë lidhur me katër problemeve të mëdha, të cilat ka filluar ose do të fillojë t’i zgjidhë, ka thënë përfaqësuesi juridik i Serbisë para kësaj gjykate Slavolub Cariq.

Siç shkruan gazeta “Veçenje novosti”, grupi i dytë i problemeve ka të bëjë me pensionet e Kosovës, të cilat Serbia duhet t’i paguajë pas aktvendimit të plotfuqishëm në rastin Grudiq (çift bashkëshortor nga Kosova me vendbanim në Novi Pazar, i cili kohë më parë ka fituar kontestin kundër shtetit të Serbisë), transmeton Qik-u.

Fjala është për borxhet ndaj pensionistëve të kombësisë shqiptare, por edhe serbe dhe boshnjake të cilat lindën pas vendosjes së protektoratit ndërkombëtar në Kosovë. Ministria serbe e Punës dhe e Politikës Sociale ishte justifikuar se nuk kishte qasje më në dokumentacionin e pensionistëve dhe se nuk kishte pagesa nga Kosova në Fondin e Sigurimit Pensional të Serbisë. Por Gjykata evropiane ka konkluduar se pensionistët nuk janë fajtorë për këtë dhe se u është mohuar e drejta për pronën.

Sipas gazetës, kjo çështje me siguri do të zgjidhet në kuadër të bisedimeve Beograd- Prishtinë

Problemi tjetër ka të bëjë me kursimet vjetra devizore që prek edhe shumë kursimtarë të Kosovës. 

Kthehu mbrapa

Shto koment