Gjermania me vite të tëra spiunoi Evropën tek amerikanët

25.04.2015 (komentet: 0)

Shërbimi sekret gjerman ka spiunuar gjatë viteve të fundit në favor të kompanive të SHBA-së, përfshirë EADS, por edhe politikanë dhe zyrtarë të lartë, veçanërisht francezë, raporton sot, gazeta parisiene "Le Monde", duke iu referuar deklaratës së një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të kancelares gjermane, Angela Merkel.

"Krahu i djathtë" i Merkelit, Peter Altmayer ka konfirmuar mbrëmë para disa deputetëve se informacionet që u botuan dje në "Spiegel Online”, janë më se të vërteta.

Pas sulmit të kryer në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator të vitit 2001, shërbimet e inteligjencës gjermane kanë rritur bashkëpunimin me homologët amerikanë, por ky bashkëpunim nuk është kufizuar vetëm në luftën kundër terrorizmit, pasi që e përditshmja gjermane "Spiegel" ka raportuar se amerikanët kanë marrë shërbime të tjera të spiunazhit nga BND-ja gjermane, transmeton Telegrafi. 

Amerikanët shërbimeve gjermane u ofruan e-mail adresa dhe numra të telefonit për spiunim, shkruan më tutje "Le Monde". 

Në të njëjtën kohë, në parim, shërbimi gjerman duhet të kontrollonin nëse dyshimet e amerikanëve janë të drejta, ndërsa zyrtarë politikë gjerman ishin të informuar në lidhje me këtë veprim. 

Megjithatë, me kalimin e viteve, amerikanët rriten kërkesat e tyre, përkatësish kanë bërë qindra e mijëra, madje edhe miliona kërkesa, sa që shërbimet sekrete gjermane nuk ishin në gjendje që t’i "realizojnë" të gjitha “spiunimet”, shkruan “Süddeutsche Zeitung”. 

Zëdhënësi i Merkelit tha se "Kancelarja ka identifikuar dobësitë teknike dhe organizative të shërbimeve të BND-së dhe ka urdhëruar që ato të korrigjohen pa vonesë". 

Bernd Riksinger, deputeti kryesor i së Majtës Radikale Gjermane (Linke), partisë kryesore opozitare, kërkoi hapjen e hetimeve gndaj shërbimit sekret gjerman për shkak të "tradhtisë kombëtare". /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment