Gjermania i kërkon Serbisë “Bruksel 2”

10.08.2014 (komentet: 0)

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare Beograd-Bruksel, e cila praktikisht do të hapte negociatat për anëtarësim të Serbinë në BE nuk do të mbahet para pranverës së ardhshme.
 

Parakushtet për mbajtjen e saj, për të cilat insiston Gjermania janë: Zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Brukselit si dhe miratimi i Marrëveshjes tjetër kornizë ndërmjet Serbisë e Kosovës që tashme quhet "Brukseli 2", shkruan gazeta e Beogradit "Novosti".
Pritjet në BE e në radhë të parë ato të deputetëve të koalicionit në Gjermani janë që kjo marrëveshje së pari të definojë përmbajtjen e negociatave të kapitulli 35 (që kanë të bëjnë edhe me Kosovën) i cili pastaj dhe do të mund të hapej për biseda. E, sipas kërkesave të ditura, të cilat kohë më parë i kanë paraqitur deputetët e Bundestagut në Beograd, kapitujt tjerë nuk mund të hapen para se të mos “piqet” kapitull 35. Tashmë është paraparë që çdo anëtar i BE-së mund të ndalojë negociata me Serbinë nëse nuk është e kënaqur në përparimin e dialogut me Prishtinën. Serbia i druan kësaj, pasi parasheh se Kosova mund të ankohet gjithmonë në ngecje marrëdhëniesh e në moszbatim të marrëveshjeve.
Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie etnike gjithashtu thotë se bisedimet e Serbisë me Kosovën do të vazhdojnë dhe se ato do të përfundojnë me një marrëveshje të re kornizë. "Kjo marrëveshje do të hapë çështje të reja:Bashkëpunimin me Kosovën në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në me ç’rast nuk do të kërkohet njohja e anëtarësimit ë saj, por ‘mos pengimi” i pranisë së Kosovës”, ka thënë Janjiq,transmeton epoka e re.
/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment