Gjermani: Numri i imigrantëve është në rritje, çdo i pesti banor është i huaj

04.08.2015 (komentet: 0)

 

Përkundër numri të madh të imigrantëve shqiptarë në Gjermani, megjithatë janë të pa vërejtur në krahasim me të tjerët.

 

Viti  kaluar ishte një vit rekord për Gjermaninë kur bëhet fjalë për emigrantët e huaj të cilët  në këtë vend vijnë kryesisht nga pjesët e tjera të Bashkimit Evropian.

Numri i emigrantëve në vendin më të zhvilluar të kontinentit të Vjetër në vitin 2014 është rritur në 10.9 milion, që është 10.6 për qind më shumë se në vitin 2011. Po ashtu,  fjala është për numrin më i lartë të emigrantëve që nga viti 2005.

Imigrantët me ose pa pasaportë gjermane vitin e kaluar përbënin 13.4 për qind të popullsisë së vendit me mbi 81 milionë banorë. Në përgjithësi, të huajt në Gjermani përbëjnë 20.3 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa 56 për qind e tyre kanë shtetësi gjermane.

Viti 2011 do të mbahet mend si koha prej kur numri i imigrantëve rritet në vazhdimësi.

Më së shumti bëhet fjalë për  imigrantë nga Polonia, Rumania, Italia, Hungaria dhe Bullgaria, ndërsa jashtë BE-së, numri më i madh i imigrantëve vijnë nga India, Kina dhe Siria e shkatërruar nga lufta, raporton  agjencia gjermane e  statistikave Destatis.

Megjithatë, Gjermania  ende përballet me probleme sa i përket integrimit. Procesi i integrimit në sistemin e arsimit dhe ekonomisë është ende shumë i ngadalshëm.

“Fëmijët e emigrantëve kanë kualifikime më të larta sesa prindërit e tyre”, thuhet në studim. Emigrantët e brezit më të ri janë më të shkolluar se vendësit.

Ky është përfundimi i një analize të Institutit të Berlinit për popullsinë dhe zhvillimin me titullin “Potenciali i ri”.
Hulumitimet e mëparshme, të bëra pesë vjet më parë, treguan se ende kemi “potencial të pashfrytëzuar”.
Shefi i Institutit në fjalë, Reiner Kling, thotë se Gjermania është “në rrugë për një shoqëri moderne për emigrantët”.

Studiuesi përmend konstatimin e OECD, se Gjermania është klasifikuar si një nga vendet me më së paku barriera për emigrantët.
Instituti ka paralajmëruar trendin e rritjes së numrit të emigrantëve.
Nëse kriza ekonomike do të përmirësohet në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore, numri i tyre do të zvogëlohet. Pastaj shumë emigrantë duhet të kthehen në vendet e tyre.

Mbi të gjitha niveli i shkollimit ka ndryshuar në pesë vitet e fundit.
“Fëmijët e emigrantëve vazhdimisht kanë arritur kualifikime më të larta sesa prindërit e tyre”, thuhet në studim.
Emigrantët e brezit më të ri janë më të shkolluar se vendësit.
Numri i të diplomuarve tek të huajt e ardhur nga viti 2005 e tutje është dukshëm më i lartë se i popullsisë gjermane pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë ata.

Ky ndryshim vjen sipas studiuesve jo si produkt i politikës së integrimit të shtetit në Gjermani.
Probleme të mëdha me integrimin kanë emigrantët e komuniteti turk në Gjermani.
Rreth 15 për qind të emigrantëve nga Turqia kanë një diplomë të shkollimit të lartë.

Në mesin e fëmijëve të lindur në Gjermani nga prindërit emigrantë flitet për një normë shkollimi deri 43 për qind.
Ashtu si në vendet e tjera, fëmijët e emigrantëve nga Azia kanë probleme me shkollimin e tyre.
/kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment