Gjeografia serbe e ka njohur Kosovën

28.02.2015 (komentet: 0)

Serbia është irrituar sa herë e kanë ndarë në hartë nga Kosova, duke filluar nga eeb-faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, kanali i parë shtetëror rus (gjatë vizitës së Vladimir Putinit në Beograd), faqja e internetit "Google Analitics" etj.

 

E njëjta gjë ndodhi edhe në paketimet e lëngjeve të prodhuesve serbë, ndërsa dy vite më parë edhe në prezantimin e Ministrisë së Arsimit. Tani Kosovën e kanë njohur edhe disa tekste shkollore serbe, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për librin e klasës së VI-të të lëndës së Gjeografisë, e cila është hartuar nga Instituti i Teksteve Shkollore. Në faqet 56 dhe 57 të këtij libri është një hartë, në të cilën Kosova është e ndarë me nga Serbia.

E njëjta nuk ka ndodhur me Vojvodinën, e cila në këtë hartë paraqitet e pandarë nga shteti serb.

Ky nuk i vetmi rast në këtë libër. Kosova e ndarë nga Serbia, për shembull, mund të shihet edhe në hartën që gjendet në faqen e 94-të të librit të Gjeografisë së vitit të II-të të shkollës së mesme.

Ajo që e bën më interesant këtë rast është koha e botimit të tyre.

Në fakt, libri i Gjeografisë është botuar në vitin 2008 (në vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës) dhe është shtypur në pesë edicione. Ndërsa, vetëm tani e kanë vënë "re" vijën që e ndan Kosovën nga Serbia.

Sipas medieve serbe, "skandali më i madh është se ky tekst shkollor nuk është kontrolluar nga ekspertët e arsimit e as nga Këshilli Kombëtar i Arsimit të Serbisë". /Telegrafi/

Image

Kthehu mbrapa

Shto koment