Gjendet viktima e 14-të
22.05.2012 (komentet: 0)
Banorët e Himarës konfirmojnë nga vendngjarja se kanë gjetur në rrënojat e autobusit të rrëzuar dje tek qafa e Vishës, kufomën e një vajze tjetër ende të paidentifikuar, që e çon numrin e viktimave në 14.
Në një prononcim për News24, njëri prej tyre konfirmon lajmin. Ai tregon se ishin duke kthyer një pjesë të autobusit kur kanë gjetur kufomën e një tjetër studenteje.
Shto koment