Georgievski: Xhinxhiq ishte për shkëmbimin e territoreve midis Maqedonisë, Shqipërisë e Kosovës?

29.06.2012 (komentet: 0)

Ish kryeministri maqedonas dhe tani lideri i VMRO-DPMNE e cila parti është në pushtet Ljupço Georgievski , i cili ka edhe shtetësi bullgare, në librin autobiografik të tij "Ky jam unë," përveq tjerash thotë në takimet me ish-kryeministrin serb Zoran Xhinxhiq ka biseduar edhe për shkëmbimin e territoreve midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të njejtën çështje e ka diskutuar edhe me Arbër Xhaferin, i cili ishte pjesë e koalicionit të përbashkët qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe PDSH atëkohë, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Këto detaje të këtij libri janë nxjerrë dhe komentuar nga disa media maqedonase dhe serbe.

 

 

 
Këto detale ekskluziv siq shkruan   gazeta beodgradase Novosti, në mënyrë  të veçantë do të duhet duhet të sqarohet më tej në librin që së shpejti do të publikohet.Georgievski skjaron të dhënat  se në  burgun  e Sheveningenit në hagë  për  pesëmbëdhjetë minuta ka  biseduar  me Millosheviqin  , kur vizitoi të burgosurin  të ish-ministri i Brendshëm maqedonas Ljube Boskovskin.
Georgievski shkruan  se në vitin  1999 u ftua në Shtëpinë e Bardhë, ku pastaj Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright nga  Maqedonia  kërkoi  leje që  nga territori i saj forcat tokësore të NATO-s  të sulmojnë  Serbinë.
Ai  në autobiografinë e tij shkruan se  ai u pajtua me këtë kërkesë dhe na kujton se ky skenar i SHBA dhe NATO nuk ishte zbatuar ...
Duke komentuar mbi gjendjen aktuale dhe situatën politike, Georgievski arriti në përfundimin se "Maqedonas janë falsifikatorët më të mëdhenj të  historisë së Ballkanit" .

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment