Gazetari shqiptar lëshon dronin në televizionin serb

21.10.2014 (komentet: 0)

Humor dhe batuta, ne kerkim te zbutjes se tensioneve mes dy vendeve


Gazetari shqiptar Idro Seferi ka qenë i ftuari në emisionin ’24 minuta’, të autorit Zoran Kesiç, në televizionin B92, që është shpërndarë menjëherë nëpër rrjetet sociale.

 

video

Portali Presheva.com, shkruan se Idro Seferi, i ka dhuruar prezantuesit të emisionit një bukë, në shenje solidarizimi me bukëpjekësit shqiptar që u sulmuan në Vojvodinë. Në këtë emision për ironizim flitet edhe shqip.

“Kam një dhuratë për ty. Në shenjë solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj një bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri. Më vjen keq që buka është shumë e pjekur, por këto janë rrethanat e veçanta”, tha gazetari Seferi.

Nëpërmjet humorit gazetari shqiptar dhe kolegu i tij serb kane komentuar me humor dhe satirë ngjarjet në ndeshje dhe tensionet e krijuara pas ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Në emisionin kritik, Seferi në fund të emisionit është shfaqur me një telekomandë duke pilotuar një dron, me flamurin e një emisioni tjetër të këtij televizioni. (Sipas medias shqiptare).

illyria

Kthehu mbrapa

Shto koment