Gazetari kosovar, drejtor në AP

07.02.2014 (komentet: 0)

Gazetari nga Kosova, Fisnik Abrashi, është emëruar Drejtor në agjencinë njohur të lajmeve Associated Press (AP), për Europën Qendrore dhe Lindore.

 

Abrashi deri më tani punonte korrespodent për AP në rajonet me luftëra dhe konflikte në shumë vende të botës.

Emërimi i tij në këtë pozitë është bërë të premten nga kreu i sektorit të lajmeve ndërkombëtare të AP’së, Derl McCrudden, raporton Lajmi.net

“Ne jemi të lumtur të shohim Abrashin që të vë në funksion vizionin e tij për një mbulueshmëri për regjionet më dinamike të Europës”, thonë drejtuesit e AP’së.

Abrashi do ta udhëheqë këtë departament i cili ka selinë në Pragë të Republikës Çeke.

Kthehu mbrapa

Shto koment