Gazësjellsi rus larg Trojeve Shqipatare, Boshnjake dhe Kroate

07.12.2012 (komentet: 0)

Rrjedha e Jugut- gazsjellësi nga Rusia për në Evropë, i cili do të kaloj nëpër Serbi, do t’i sjell asajë nji investim shekullorë, ndërsa Shqipatarëve Boshnjakëve dhe Kroatëve iu mbesin thërmitë .

 

 

Rrjedha e Jugut- gazsjellësi nga Rusia për në Evropë, i cili do të kaloj nëpër  Serbi,  do t’i sjell asajë  nji  investim shekullorë, ndërsa Shqipatarëve Boshnjakëve dhe Kroatëve iu  mbesin  thërmitë .

Presidenti rus Vladimir Putin e hapi fillimin e  punëve  për tubacionin e gazit  në Rrjedhën e Jugore nga Rusia nëpër fundin e  Detit të Zi  duhet të shkojnë nëpërmjet Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë deri në Itali. Ceremonia u mbajt në Anap  në rajonin Krasnodar të Rusisë jugore, dhe stacioni i parë i kompresionit  që do të ndërtohet është  Ruskaja, më i madhi i këtij lloji në botë.

Vlera e ndërtimit të këtij gazsjellësi është vlerësuar në rreth 16 miliard dollarë amerikanë, edhe pse në vitet e fundit ka pasur një shansë që trasa  kryesore të kalon nër Kroaci, përfundimisht mbet   jasht lojës dhe mund të fitoj  vetëm një degë të veçantë.

Drejtori i Përgjithshëm i  Gazprom Transgas  Krasnodar  Igor Tkachenko  tha se në vit do të jetë  në gjendje të transportojë deri në 63 miliardë metra kub gaz, ose rreth dhjetë për qind të  kërkesës vjetore Evropiane.

Për të arritur kapacitetin e plotë do të jetë e nevojshme  zgjerimi i tubacioneve ekzistuese ruse dhe ndërtimin e atyre plotësues  pothuajse 2.500 kilometra shtesë të tubacioneve dhe dhjetë stacione të reja kompresor. Ky projekt i quhet  Korridori jugor, dhe është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2019.

Rrjedha e jugut mund të futet në funksion  brenda  tre viteve, dhe kjo do të varet kryesisht nga vendet partnere dhe nga dinamika e ndërtimit.  Siç raportoi gazeta serbe  Blic, në Serbi aktualisht duhet të  miratohet  një ligj i posaçëm për ndërtimin me të cilit do të përshpejtohet i  tërë procesi. Autoritetet e atjeshme thonë se më shumë investime në Serbi  nuk ka pasur të paktën që 60 vite .

Përveq  Gazpromit  të Rusisë, i cili mban gjysmën e aksioneve në të Rrjedhës së  Jug, aksionarë  janë edhe  ENI italian, EDF francez dhe BASF-i  i Gjermanisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment