Fuqitë e mëdha po e blejnë pavarësinë e Kosovës
27.01.2012 (komentet: 0)
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se po vazhdon të ushtrohet presion mbi shtetet afrikane të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën.
Sipas tij, kombinimi i presionit, shantazhit dhe parave, kanë bërë që një numër i shteteve afrikane që nuk e kanë njohur Kosovën ta ndërrojnë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje.
Ai ka thënë për “Tanjug” se fuqitë e mëdha dhe para të mëdha janë investuar që Kosova të ndahet nga Serbia.
Jeremiq është shprehur i kënaqur që nga 54 anëtaret e Unionit afrikan me të cilat Serbia ka marrëdhënie diplomatike, vetëm 16 e kanë njohur Kosovën, ndërsa 38 nuk e kanë bërë këtë. /telegrafi/
Shto koment