FSHEHTËSIA E MADHE E TITOS:MARSHALLI IA DHA KOSOVËN ENVERIT

04.12.2014 (komentet: 0)


Tito, kur bëhet fjalë për Kosovë, për Asocieted Press kishte thënë: Në rast se komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën ingerencat e Tiranës.


Presidenti i përjetshëm i ish Jugosllavisë socialiste, Josip Broz Tito qysh në fund të vitit 1946 ia kishte “dhuruar” Kosovën, si dhe të gjitha territoritet tjera me shumicë shqiptare, Shqipërisë dhe Enver Hoxhës. Kështu shkruan portali serb, telegraf.rs.

“Është pak e njohur se Josip Broz Tito në intervistat për gazetarët e huaj në vitet 1945/46, hapur ka folur se Kosova, si dhe pjesë tjera me shumicë shqiptare, do t’i bashkohen Shqipërisë”, shkruan ky portal.


Tito, kur bëhet fjalë për Kosovë, për Asocieted Press kishte thënë: Në rast se komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën ingerencat e Tiranës.

“Shefi i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito kah fundi i vitit 1946 personalisht i ka premtuar se Kosova do të jetë në kuadër të Shqipërisë, ashtu si edhe rajonet tjera ku shqiptarët janë shumicë, pasi që i ka dashur ata. Megjithatë, këto deklarata nuk janë transmetuar në publik, pasi që marrëdheniet e Tiranës dhe Beogradit gjithmonë kanë qenë të tensionuara”, shkruan tutje portali serb.

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardeli, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë dhe në ish BRSS, i kishte thënë Stalinit që Kosova do t’i ‘jepet’ Shqipërisë./indeksonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment