Franca zgjidhja e fundit e azil kërkuesve Kosovarë

23.08.2013 (komentet: 0)

Qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti kanë kërkuar më së shumti azil në Francë, pastaj në Gjermani, Suedi, Austri, Zvicër, Amerikë, Norvegji, Finlandë, Angli e Irlandë. Në shtetin francez në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 kanë kërkuar vendstrehim 2919 kosovarë, derisa më së paku në Irlandë me vetëm një azilant.

Mendohej se shteti të cilin e preferonin kosovarët më shumë për të jetuar pas Kosovës, është Gjermania apo Zvicra.

Por krejt këto paramendime kanë rënë në ujë, kur në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë arritur të dhënat nga të gjitha shtetet tek të cilat kosovarët kanë dorëzuar aplikacionet për azil.

Sipas të dhënave, Franca po del shteti që më së shumti kosovarët kanë zgjedhur t'ia mësyjnë në vitin 2013.

Gazeta Express ka siguruar një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), ku paraqiten statistikat e shteteve nëpër të cilat kosovarët kanë kërkuar azil.

Vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, plot 5 mijë e 914 kosovarë kanë tentuar të largohen nga Kosova duke kërkuar azil në plot 13 shtete të ndryshme të botës.

Sipas kësaj liste, Franca del të jetë vendi i parë tek cili kanë kërkuar mbështetje shtetasit e Kosovës, derisa vendin e dytë e zë Gjermania.

Afërsisht tre mijë qytetarët të Kosovës kanë ateruar në Francë dhe kanë kërkuar azli.

“Janë gjithsej 2 mijë e 919 persona që vetëm për gjashtë muaj kanë aplikuar për azil në Francë. Prilli ka qenë muaji që këto kërkesa kanë arritur rekordin prej 533 aplikacionesh”, thuhet në dokumentin zyrtar të statistikave të MPB’së.

Pas Francës vjen Gjermania. Edhe në këtë shtet interesimi i kosovarëve ka qenë i madh. Prej janarit e deri në qershor, Gjermania ka pranuar plot një mijë e 75 kërkesa nga azilantët.

Derisa shteti i tretë që zë vend në këtë listë është ai i Suedisë.

“Për gjashtë muajt e parë aty kanë kërkuar azil 446 kosovarë”, shkruan në statistikat e MPJ-së.

Austria sipas këtyre statistikave ka pranuar 412 kërkesa, Belgjika 441, Zvicra 315, Amerika 109, Norvegjia 133, Finlanda 18, Anglia 11 derisa kërkesë për azil sipas MPB’së për në Irlandë ka kërkuar vetëm një kosovarë. /Express/
  Përgaditi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment