Fotogrfaia që dikur kishte marrë botën ishte e Shqiptarit nga Bjelina!

21.04.2014 (komentet: 0)

Djaloshi i ri të cilin e rrahin dy ushtarët e Arkanit në qytetin e Bijelinës , sipas të gjitha gjasave është nji shqiptarë nga Bijelina, fotografia e të cilit gjat agresionit në Bosnje dhe Hercegovinë është përhapur në tërë botën, shkruan Oslobogjenje e Sarajevës.

 

 

Në fakt , këto ditë Jusuf Trbiç , shkrimtari dhe gazetari nga  Bijelina , u bëri thirrje qytetarëve e tjerë të bëjnë  përpjekje ta  identifikojnë  të riun  në fotografi , të cilin e rrahin  kriminelët . Trbiç shkroi se fotografinë sipas të gjitha gjasave e ka bërë  Ron Haviv , i cili ka  filmuar në atë vend deri sa ushtarët e kanë thirrur  Arkanin . Pas arritjes së tij Havivit  ia  konfiskuan filmin dhe kamerën.

" Por fotoreporteri amerikan , deri sa ka ardhë  Arkani , ndërkohë përderi sa ai fliste me ushtarët e vet , fotoreporteri ka arritë  ta ndërroj  filmin e vjetër nga kamera dhe ka futur një të ri , dhe ka  vazhduar të bëjë fotografi.  Pastaj ka  fotogaruar  hedhjen  nga kati i një shtëpie të  Shqiptarit, i cili u kap para shtëpisë së Rexhepit.  Havivi, shqiptarin e  ka  fotografuar , me duar të ngritura lart . Kur ai ra në asfalt nga kati , ende ishte gjallë , dhe Arkani filloi të godasë  me kondak të pushkëve dhe çizme. Më pas e çuan në ndërtesë", tha Trbiç , duke shtuar se ushttarët e Arkanit,  Shqiptarin  si duket  e kanë lagur me  ujë ( siç shihet në foto ) , sepse pas rënies nga kati shtëpisë kishte humbur  vetëdijen .

 

Në të vërtetë, nëse  krahasohet djali nga fotografia  para shtëpisë së Rexhepit, e cila ishte në vitin 1992, kishte marrë botën dhe fotografia që duket para ndërtesës së Urbanizmit në të cilën shihet maltretimi nga  ushtarët e Arkanit, vjen te përfundimi  se bëhet fjalë për personin e njejtë.  Në fakt , të dy meshkujt kanë të veshur xhaketë gri mbrendësia e të cilës është  e gjelbër dhe xhemperi i zi nga i cili duket jaka e dalur jasht e  këmishës së bardhë. Duke marrë parasysh tregimin e Haviv-it dhe duke krahasuar fotografitë, është e qartë se bëhet fjalë për të  njëjtin person – shqiptarin nga Bjelina , i cili në qytet punonte si kamarier.

" Mua Havivi më ka  thënë  se ai kishte dëgjuar se i riu Shqiptarë kishte mbijetura. Nuk di si ka arritë të mbijetoj,  por si duket ai ka shpëtuar. E kam listën  e  të të gjithë shqiptarëve të vrarë, por nuk e di se për të cilin bëhet fjalë saktësisht " , thaTrbiç , duke deklaruar se në Bosnjë e Hercegovinë gjatë luftës, shumica e shqiptarëve në Bijeljina janë vrarë, shkruan e përditshmja sarajevase Oslobogjenje.

Kthehu mbrapa

Shto koment