Fotografi amerikan: Më vjen keq që nuk munda ta shpëtoja Hajrushin nga serbët

26.04.2014 (komentet: 0)

Washington, 25 prill 2014 – Ron Havivi, fotografi amerikan, autori i fotografive në të cilat shihet pak para vrasjes Hajrush Ziberi, shqiptari nga Maqedonia që jetonte në Bijelinë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai u vra nga “Tigrat e Akranit” në moshën 24 vjeçare. Hajrushi ishte nga fshati Lakarc afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier

Hajrush Ziberi

Bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikemtën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.

U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros is N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas mbetjet mortore u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.

Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë. Njëra është e agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i qesin ujë atij është bërë nga Ron Haviv.

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi që i vranë katër civil, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, ka treguar Haviv për portalin boshnjak Klix.ba, transmeton indeksonline.

Pasi që e dërguan në shtëpinë ku ishte selia e “Tigrave të Arkanit”, Hajrushi arriti të dilte nga dritarja.

“Me doli para këmbëve. Tigrat e lagnin me ujë. Më pas sërish e futën në shtëpi”, thotë fotografi amerikan, fotografitë e të cilit ku dokumentohej spastrimi etnik nga Bijelina e përshkuan botën dhe janë përdorur edhe në Tribunalin e Hagës.

“Më pas erdhi Arkani i cili më kërkoj filmin me fotografitë e mija. Arrita ta fshihja një të mëparshmin atë ditë, por me mori atë me Ziberin që ishte para selisë së tij. Kur u ktheva në qytet, shkova në spital që të shoh a ishte aty. Nuk ishte. Fotografia edhe pamundësia ime që ta ndihmoja me brejnë edhe sot”, ka thënë Haviv.

/Illyria/(B.S.)

Kthehu mbrapa

Shto koment