foto Protesta në Shkup para ambasadës serbe në Shkup

09.02.2013 (komentet: 0)

Para ambasadës së Serbisë sot në Shkup po mbahet protesta kundër diskriminimit dhe represionit serb ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe heqja e lapidarit të UÇPMB-së.

Protesta organizohet nga Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së, ndërsa protesta është përkrahur edhe nga parti të ndryshme politike, shoqata, përfshirë edhe Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

Në ballë të protestuesve kanë qëndruar kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda, si dhe përfaqësuesit e Unionit Studentor të USHT-së.Ambasada e Serbisë ka qenë e “blinduar” me policë, ndërsa kordoni ishte vënë në 300 metra largësi nga objekti. 

 

Me pankarta si: "Ju shembët lapidarin, por nuk mund ta shlyeni gjakun e Lirisë", "Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë në shtet rrethim", "Jemi në mbrojtje të UÇPMB-së dhe vllezërve tan", presheva.com ju sjell foto ekskluzive nga Protesta /foto by Shqiprim Ahmeti, presheva.com 2012/

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment