Forcat proruse gjuajnë kundër forcave ukrainase (FOTO - VIDEO)

04.03.2014 (komentet: 0)

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin la të kuptohej se nuk do të ketë një sulm të Rusisë ndaj Ukrainës, të paktën për momentin, të shtëna armësh janë dëgjuar për herë të parë në rajonin e Krimesë. Ushtarët prorusë të vendosur atje gjuajtën në ajër me breshëri automatikësh, në mënyrë që të pengonin ushtarët ukrainas që të marshonin në bazën ajrore në Krime.

 

Një numër i madh ushtarësh rusë në bazën Belbek kërcënuan me armë ukrainasit e paarmatosur që të mos afrohen para gjuajtjes paralajmëruese për luftë, dhe i paralajmëruan se nëse afrohen para gjuajtjes do t’i qëllonin për vdekje.

Në videon e mëposhtme tregohet një ushtar rus i cili kërcënon se do të gjuajë me armë këmbët e ukrainasve që do të tentojnë të kalojnë “kufirin” e vënë nga ushtarët prorusë. Komandanti i forcave ruse kërkon që të flasë me komandantin ukrainas, ndërsa pas shpinës së tij këtij të fundit dëgjohen zërat e ushtarëve ukrainas që thonë: “Shikoni ai është flamuri ynë. Ne jemi gati të luftojmë për të”.

Kur komandantit ukrainas i thuhet që të qetësojë turmën, vjen përgjigja: “Ne nuk jemi turmë. Ne jemi një njësi ushtarake”. Ushtria fillon të këndojë këngë dhe të valëvisë lart flamurin e Ukrainës, ndërsa ushtarët rusë gjuajnë në ajër me armë, por pa shkaktuar viktima.

Video

 

 














Kthehu mbrapa

Shto koment