Flamuri shqiptar edhe në Times Square në New York

28.11.2012 (komentet: 0)

New York, 28 nëntor - ‘Shqiptaro-amerikanët kanë vazhduar të shënojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në një dyzinë shtetesh kudo në Amerikë, ndërkaq si një manifestim qendror është planifikuar, raporton rtk, ngritja sot e flamurit shqiptar në kryeqytetin e botës, në zemrën e New York-ut, në Time Square.



Në këtë ditë të veçantë do të organizohet një koncert madhështor me muzikë ‘live’ dhe shpresohet për një pjesëmarrje masive për t’i dhënë mesazh Amerikës dhe botës, siç thuhet, se ‘jemi krenarë që jemi shqiptarë’. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit marrin pjesë edhe kryetari i qytetit Manhattan, Scott Stringer dhe ai i qytetit Bronx, Ruben Diaz si dhe asambleisti i sapozgjedhur i Bashkisë së New York-ut, shqiptaro-amerikani, Mark Gjonaj.

Organizatori, Fondacioni i shoqërisë Shqiptaro-Amerikane do të nderojë post-mortum personalitet e Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe Tahir Sinanit. Do të nderohet me këtë rast edhe veprimtari shqiptaro-amerikan dhe njëri nga zyrtarët e Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj

Kthehu mbrapa

Shto koment