Fiton lotarinë rekord, çifti tregon si do t’i shpenzojë (Foto)

13.01.2016 (komentet: 0)

Një mekanik britanik i quajtur David Martin ka fituar shumën më të madhe që është shpërndarë ndonjëherë në lotarinë kombëtare në Britaninë e Madhe.

Martin ka fituar gjysmën e çmimit prej 66 milionë paundësh, ndërkohë që fituesi tjetër ende nuk është zbuluar.

54-vjeçari ka festuar me të shoqen me një filxhan çaji pasi “nuk u gjendej shampanjë për momentin”.

I pyetur se si do t’i shpenzojë paratë ai tha se “gjëja e parë që do bëjë është të blejë një palë këpucë të mira lëkure”.

Më pas do blejë një makinë luksoze dhe do t’i paguajë udhëtimin vajzës së tij që ndodhet në Australi.

Pyetjes së si do t’i shpenzojë pjesën tjetër të parave, Martin iu përgjigj se “s’ia ka idenë pasi nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë para në jetën e tij”.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment