Filluan zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë

12.10.2014 (komentet: 0)

 Me hapjen e vendvotimeve sot në orën shtatë të mëngjesit, kanë filluar zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Rreth 3.3 milionë votues do të zgjedhin, në mes të 7.748 kandidatëve, anëtarët e Presidencës trepalëshe, deputetët në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të BH, për presidentin e Republikës Srpska, si dhe për përfaqësuesit në dhjetë asambletë kantonale në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas të dhënave të KQZ-së së Bosnjës dhe Hercegovinës, zgjedhjet do të zhvillohen në 5.401 vendvotime, ndërsa në përfaqësitë konsullore diplomatike të Bosnjës dhe Hercegovinës do të hapen pesë vendvotime: në ambasadat në Vjenë, në Berlin dhe në tre konsullata në Gjermani.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Rezultatet e para preliminare, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës do t’i publikojë sonte në orën 24:00.

KQZ-ja ka certifikuar gjithsej 113 subjekte politike (65 parti politike, 24 koalicione dhe 24 kandidatë të pavarur), ndërsa në fletëvotim do të paraqiten 98 subjekte politike: 50 parti politike, 24 koalicione dhe 24 kandidatë të pavarur, me 7.748 kandidatë, nga të cilët 3.276 femra (42%) dhe 4.472 meshkuj (58%).

Në nivelin e përgjithshëm të Bosnjës dhe Hercegovinës, për zgjedhjet e përgjithshme janë evidentuar  3.278.908 votues, prej të cilëve 2.030.076 nga entiteti i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 1.214.832 në entitetin Republika Srpska. Për votim jashtë BH janë regjistruar 42.139 votues.

Në zgjedhjet e sotme në BH do të kandidojnë gjithsej 17 kandidatë për anëtarët e Presidencës tripalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, 10 prej tyre do të jenë nga radha e kombit boshnjak, katër nga kombi kroat dhe tri nga kombi serb. Në të njëjtën kohë, Bakir Izetbegović është i vetmi nga tre anëtarët aktualë të Presidencës së BH, sepse dy kandidatët e tjerë nga radhët e kombit kroat, Željko Komšić,dhe serb Nebojša Radmanović, sipas Kushtetutës së BH, nuk është e lejuar që të jenë anëtarë të Presidencës tripalëshe për më shumë se dy mandate radhazi.

Këto do të jenë zgjedhjet e shtata të përgjithshme në BH pas Marrëveshjes të Dejtonit për paqe, apo të katërta ku zyrtarët zgjidhen për një mandat katërvjeçar. Para kësaj, në tri cikle zgjedhore, në periudhën 1996 - 2000 zyrtarët e lartë që janë në këto organe janë zgjedhur për mandatin dyvjeçar.

Konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithhme 2014 KQZ BH do të prezentojë më së voni më 11 nëntor.

Për procesin zgjedhor janë planifikuar 8.874.000 marka konvertabile KM (4,5 milion euro), që është pak më shumë se në vitin 2010, kur janë ndarë 8.492.000 KM (4,3 milion euro).

Kthehu mbrapa

Shto koment