FESTOHET PAVARËSIA E KOSOVËS NË FINLANDE

16.02.2014 (komentet: 0)

Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe duke promovuar ushqimin tradicional shqiptar dy studente njëra nga Kosova Festa Shabani dhe tjera nga Shqipëria Sonila Danaj në bashkëpunim me Familjen Voca nga Prishtina organizuan hapjen e një restoranti Shqiptar Kosova.

Festohet Pavarësia e Kosovës në Finland

 

Lulzim Voca pronari i Restorantit Voca Café në qytetin e Jyvaskylas së Finlandës është një nga mërgimtarët që punon dhe interesohet shumë për Kosovën edhe nga mërgimi.

Këtë ditë këta shqiptarë shfrytzuan rastin edhe të punojn të njejtën kohë dhe të promovojn kulturën,traditat dhe ushqimin Shqiptar.

Intersimi ishte shumë i madh,sidomos nga studentët dhe qytetarët Finlandez pasi që Jyvaskyla njihet si qytet Universitar dhe ka studentë nga e gjithë bota.

Kjo ishte hera e parë që dikush nga Kosova organizon një projekt të tillë dhe projekte të tilla do vazhdojn prap shprehet Voca për 10 minuta.com

Kthehu mbrapa

Shto koment