Femrat "korriere" të drogës

11.08.2013 (komentet: 0)

Prej vitesh shqiptarët e arrestuar për trafik droge brenda dhe jashtë Shqipërisë, në të shumtën e rasteve përdornin tranposrtues të njohur ndryshe me emrin “korrier”, shtetas të huaj, si femra ashtu edhe meshkuj.

Por, kohët e fundit nuk janë të pakta rastet kur femrat shqiptare, kanë marr përsipër rriskun e trafikimit të drogës. Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Shqipëri, tashmë po gjykohen disa femra, të arrestuara si “korriere” hashashi.

Dorina Dervishi, Lizhjeta Zharra, Fisnike Hysenaj e Dorina Cara, janë 4 femrat e arrestuara gjatë 6 mujorit të parë, në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku po tentonin t’i kalonin në Itali 8 kg heroinë, 81 kg hashash dhe 700 gramë kokainë të fshehur në makinat e tyre.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit të kaluar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Shqipëri janë gjykuar dhe dënuar 10 femra, të cilat përveç përfshirjes në trafikun e drogës, kanë kryer ede vepra të tjera penale, si ajo e “gjobëvënies” në bashkëpunim. /abc news/e “gjobëvënies” në bashkëpunim. /abc news/

Kthehu mbrapa

Shto koment