Fëmijët e Sirisë: Një vit tjetër i tmerrit

13.12.2013 (komentet: 0)

Konflikti i vazhdueshëm në Siri ka ndarë shumë familje, shume komunitete janë çrrënjosur, shumë njerëz janë shpërndarë brenda Siris dhe mbi 2.2 milion njerëz janë larguar në vendet përreth. Fëmijët janë veçanërisht të prekur.

 

Raporti gjeti se më shumë se 70.000 familje refugjatësh sirian jetojnë pa baballarë dhe mbi 3,700 fëmijë refugjatë janë të pashoqëruar ose të ndarë nga të dy prindërit.

Të frikësuar nga tmerret e luftës, këta fëmijë vuajnë nga shqetësimet psikologjike, jetojnë vetëm ose të ndarë nga prindërit, nuk arsimohen dhe mundohen të punojnë ilegalisht, thuhet në këtë raport.

"Jetët tona janë shkatërruar.Ne nuk jemi duke u arsimuar, dhe pa arsim nuk ka asgjë. Ne po shkojmë drejt shkatërrimit” thotë Nadia 14 vjeçare, një vajzë nga Siria e sapoardhur në Jordani.

Në shumë raste, jo vetëm që u mungojnë etërit, por shumë fëmijë nuk kanë as ide ku mund të jenë ata.

“Nëse nuk veprojmë shpejt, një gjeneratë e të pafajshmëve do të bëhen viktima të qëndrueshme të një lufte të tmerrshme” tha komisioneri i lartë për refugjatë, Antonio Guterres./mesazhi/

Kthehu mbrapa

Shto koment