Federata ekonomike e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2020?

16.07.2013 (komentet: 0)

Gjithnjë e më shumë mbledhje të përbashkët të qeverive të shteteve të ish-Jugosllavisë mund të jetë shtylla kurrizore të zhvillimit dhe piknisje e një federate të Ballkanit Perëndimor, vlerëson Deutsche Welle.

 

Mbledhjet e përbashkëta  mund të bëhet formë e zakonshme e bashkëpunimit bilateral në mes të gjitha shteteve të ish-Jugosllavisë, të tilla si mbledhjen e mbajtur kohët e fundit të Qeverisë së Republikës së Serbe,  dhe asajë të   Serbisë  e Maqedonisë.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq ka thënë se interesat  vendeve të  ish-Jugosllavisë për bashkëpunim më të madh - janë të mëdha.

Siaps mendimit të tij mbi horizont është Evropa e cila do të përbëhet nga disa federatave dhe se "vendet e ish-Jugosllavisë, pa Slloveninë , me  Shqipërinë , do të jenë në kuadër të federatës Ballkanike deri në vitin 2020" .

"Çfarë do të ndodhë me Kroacinë - kjo është një çështje e vet  Kroacisë , por unë mendoj se interesat ekonomike të këtij vendi, është kthimi në tufën e ish-Jugosllavisë", vlerëson Janjiq.

Pa përjashtime, vendet e ish -Jugosllavisë janë të gatshme për bashkëpunim. Kështu mendon Millka Tadiq Mijoviq, drejtore e revistës "Monitor”, nga Mali i Zi. "Forma nuk është me rëndësi por esenca e bashkëpunimit. Vendet tona kanë probleme me krimet, sepse shumë vende të këtij rajoni nuk janë përballur me këtë fenomen. Probleme të tjera janë korrupsioni dhe kriminaliteti”, thotë ajo.

Deutsche ëelle rikujton se, kryeministri i serbisë Ivica Daçiç, pas një takimi të kohëve të fundit të qeverive të Serbisë dhe Maqedonisë, propozoi  nismën për bashkimin e rajonit rreth interesave të përbashkëta sipas  modelit  të  Skandinavisë apo Shteteteve  Baltike.

Këtë ide nuk e hudhin as  të analistët sepse  besojnë se shansi i vetëm për shtetet e ish-Jugosllavisë.

Ekonomistët nga Zagrebi Damir Novotni thotë në këtë tregim  askush nuk aludon për ish formacionet politike, por shkohet për koncepte  të  reja të ngjashme me  Shtetet Baltike.

"Qëllimi përfundimtar i këtij integrimi është për të ringjallur ekonominë, të krijojnë vende pune, dhe se keto shtete të gjinden në gjirin e BE-në. Ky është  është edhe  qëllimi i BE-së dhe prandaj takimet e tilla janë duke u mbajtur  tani ", ka thënë ai.

Vendet nga hapsira e ish-Jugosllavisë e kanë kuptuar se  sa mbështeten  njëri në tjetrin dhe sa janë të vogla në krahasim me vendet e tjera si dhe  ekonomitë e tyre, thotë analisti politik nga Banja Luka, Tanja Topiq, duke shtuar pikrisht bëhet fjalë   për  veprime pragmatike  të këtyre vendeve.

Çfardo qoftë pakti të lind nga ky bashkëpunim nuk do të jetë ndonjë kërcënim për BE-në, thotë Topiq, dhe  shton se është e qartë  një formë të re të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit për të forcuar lidhjet e tyre ekonomike për të vepruar si një tërësi.

Se struktura e re ekonomike, e cila me siguri nuk do të amnistohen nga primesat politike, kujton ish-Jugosllavinë, do të duhet duhet të dihet pas definimit të formave  të  bashkëpunimit dhe projekteve konkrete të këtyre vendeve, përfundon  Deutsche Welle.

/xlpress.tv/

Kthehu mbrapa

Shto koment