FBI kërkon arrestimin e Ilir Metës

09.10.2013 (komentet: 0)

Kryetari i Lëvizjes Socialiste Për Integrim e sajoi lajmin e kërcënimit me SMS në telefon për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga Byroja Federale e Investigimit. Agjencia AMA ka zbuluar më parë detaje të rëndësishme dhe sot po zbulon të tjera informacione që qarkullojnë në zyrat e institucioneve ligjzbatuese amerikane.

Burime të besueshme thonë se kërcënimi është një bllof i sajuar për të goditur diku tjetër. Meta gjendet në pozicionin më të vështirë në karrierën e tij, me shumë probleme si brenda dhe jashtë partisë. Këtë herë SHBA duket se ia ka vënë këmbët në një këpucë.

 

Numri dy i CIA-s vizitoi Shqipërinë disa herë jo zyrtarisht dhe në sekret të plotë brenda tre muajve të fundit. Misioni kryesor ishte mbajtja larg e Metës nga qeveria, pasi rifutja e tij ne kabinet i jepte imunitet dhe mbylljen e gjyqit. Presioni dhe kërcënimet direkte të SHBA-ve ndaj Berishës e tremben këtë të fundit duke anashkaluar Metën. Mirëpo ky i fundit ka në dorë fatin e pushtetit ndaj dhe Berisha ndodhet midis dy zjarreve. Nëse Berisha do bindet nga Meta, atëherë dosja e djalit të tij për Gërdecin ka gjasa që të publikohet në mediat amerikane dhe në vende të tjera të Evropës. Jo vetëm kaq por edhe trafiqet e tjera të armëve në Afrikë, vendet Baltike, në Lindjen e Mesme dhe madje në Libi për Gadafin. Milionat e fitimeve mund t’i kushtojnë postin dhe pushtetin, ndaj kryeministri po luan butë këto kohë pas grabitjes dhe të mandatit të Tiranës.

 

Mirëpo prej një muaji Meta ndihet vërtetë në vështirësi pasi çdo ditë jashtë qeverisë i dobëson pozitat e pushtetit në parti dhe jashtë saj. Për më tepër që gjendet në një proces ku dënimin për korrupsion e ka të garantuar dhe as procedura nuk e shpëton. Por një tjetër lajm i bujshëm vjen nga SHBA-të. Dy javë më parë FBI njoftonte në mediat amerikane se dy agjentë të saj vizituan Shqipërinë për të verifikuar pasuritë e Almir Rrapos, anëtarit të klanit mafioz “Krasniqi” të pastrimit të parave, trafikut ndërkombëtarë të drogave kokainë dhe marihuanë dhe grabitje apo vrasje të bujshme.

 

Mirëpo Rrapo ishte punësuar nga Ilir Meta në Ministrinë e Jashtme kur ky i fundit ishte ministër dhe zëvendëskryeministër. Edhe pse e dinte se prej vitit 2006 Rrapo kërkohej në SHBA, Meta e ka punësuar sekretar. FBI ia njeh zyrtarisht këtë “meritë” Metës dhe e ka publikuar në faqen e saj, ku vetëm emri nuk i përmendet, por i citohet posti në qeveri. Burime të sigurta thonë se agjentët e FBI-së kanë sjellë një formular të mbushur me pyetje për Ilir Metën dhe ia kanë dorëzuar prokurorisë shqiptare. Ky është shpjegimi i vetëm pse Meta sulmoi organin e akuzës dhe Ina Ramën si celulë politike, jo gjyqi për videon e Dritan Priftit. Ina Rama i ka kërkuar që ai të japë përgjigje pyetjeve të FBI-së në lidhje me Rrapon. Mirëpo Meta gjendet në siklet, pasi nuk e di se çfarë ka rrëfyer ish-sekretari për aktivitetin mafioz dhe se ku ka fshehur pasuritë e për kë punonte. Po këto burime thonë se pyetja më e rëndësishme është “Përse e punësuat Almir Rrapon pa verifikuar CV-në e tij dhe se ishte i super kërkuar ndërkombëtar?”.

 

Mësohet se Rrapo ka rrëfyer gjithçka dhe tani konsiderohet i penduar i drejtësisë amerikane, duke treguar përtë gjithë aktivitetin kriminal dhe VIP-at e krimit. Rreth një muaj më parë një superoperacion në SHBA zbuloi trafikun e drogës dhe makinave luksoze me anije. Bëhet fjalë edhe për sasi të mëdha kokaine të fshehuraqë transportoheshin me anije të kompanive gjigante që nuk mund të kontrolloheshin. Thuhetse kjo drogë vinte nga Amerika e Jugut, kalonte në Honduras dhe më tej transportohej drejt Evropës dhe Shqipërisë. Numri i të arrestuarve shloi në 37 persona, të gjithë të rrëfyer nga Rrapo, që akuzohet për vrasje e rrëmbim të Erjon Shehut, në 2005, përveç trafiqeve të bujshme, duke rrezikuar dënimin me vdekje. Mirëpo njohja me Metën është dhe çelësi i hetimit, ndaj FBI i kërkon politikanit shqiptar të shpjegojë lidhjet me mafian dhe pasuritë. Burime të besueshme thonë se tashmë CIA dhe FBI po kërkojnë “kokën” e Ilir Metës, ndaj i është dhënë vetëm një opzion drejtësisë dhe kryeministrit Berisha. O dënojeni ju për videon e skandalit dhe më pas të vijojmë ne hetimet tona, ose do e arrestojnë vetë këtu në Tiranë duke e bërë publik lajmin në të gjithë botën dhe dosjen e plotë, duke fundosur edhe kryeministrin Berisha.

 

Ky i fundit gjendet në ditët e fundit të karrierës së tij të përdhosur së fundmi nga Meta, ndaj dhe gjendet mes dy zjarreve që në fund do e djegin. Ndaj mësohet se kërcënimi shihet si bllof. Por edhe nëse është i vërtetë, kërkohet nga kjo mafie ku ai është përzier për ta hequr qafe, pasi nesër mund të kthehet në një dëshmitar të rëndësishëm për të shkatërruar një super-kartel droge e trafiqesh në Ballkan, Evropë dhe në SHBA.(Bulevard)/standardi.info

Kthehu mbrapa

Shto koment