Faton Bislimi, krah përkrah me presidentë amerikanë dhe nobelistë

16.09.2013 (komentet: 0)

Faton Bislimi është pranuar anëtar i shoqatës ndërkombëtare të nderit “Çelësi i Artë” (Golden Key), përkrah anëtarëve tjerë të famshëm si presidentët Clinton e Reagan dhe nobelistët Tutu e Wiesel.

Faton Bislimi është pranuar anëtar i shoqatës ndërkombëtare të nderit “Çelësi i Artë” (Golden Key), përkrah anëtarëve tjerë të famshëm si presidentët Clinton e Reagan dhe nobelistët Tutu e Wiesel.

Faton Bislimi, tani më një emër i njohur në botën shqiptare, po thyen shumë barriera që për shumë kë perceptohen si të pakalueshme. Si një nga shqiptarët e pakët të shkolluar në universitetet më prestigjioze të botës, Faton Bislimi jo vetëm që ka bërë magjistraturën në një universitet siç është Harvardi, por tani është duke doktoruar në njërin nga universitetet më të mira të Kanadasë, në Universitetin e Albertës, raporton rajonipress.

Gjatë qëndrimit të tij në Universitetin Alberta të Kanadasë këto ditë, ai është pranuar në njërën nga shoqëritë me elitare botërore. Në shoqërinë Golden Key International Honor Society (Shoqata Ndërkombëtare e Nderit e Çelësit të Artë), me bazë në Atlanta të SHBA-së, ku pranimi i anëtarëve të rinj bëhet vetëm pas një nominimi të suksesshëm të bërë nga universitetet përkatëse për studentët e tyre më të dalluar dhe më të dëshmuar. Nominimet meritore rezultojnë në pranimin e anëtarëve të rinj të kësaj organizate.

Në letrën e nominimit nga Presidentja e Universitetit të Albertës, Prof. Dr. Indira Samarasekera, drejtuar Faton Bislimit, ndër të tjera thuhet “Përgëzime për arritjet tuaja akademike gjatë vitit të shkuar. Në nderim të suksesit tuaj, unë ju ftoj të bëheni pjesë e Golden Key International Honor Society… Janë arritjet tuaja të jashtëzakonshme që ju kanë kualifikuar për të qenë anëtar i Golden Key… Dhe, ky është një nder i veçantë edhe për ne.”

Derisa Faton Bislimi vazhdon të çmohet jashtë vendit për vlerat e tij shkencore, ai ka vendosur të sfidohet edhe para bashkëqytetarëve të vet në Gjilan, në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku do të garojë si kandidat i përbashkët i nismës qytetare “Koalicioni për Gjilanin”, nismë kjo e mbështetur nga AKR, Lëvizja Qytetare për Gjilanin, Nisma e Ballit Gjilan, si dhe Forumi i Profesionistëve të Rinj. 

Kthehu mbrapa

Shto koment