Evropa me shtet të ri

18.05.2015 (komentet: 0)

Një mikroshtet i ri i quajtur Mbretëria e Enklavës, është vendi më i ri i formuar brenda këtij muaji, që pason atë të Liberlandit.

Shteti më i vogël i Evropës, me territor prej vetëm 304 metrash, i cili ndodhet afër qytetit Melika të Sllovenisë dhe rreth 48 km larg kryeqytet kroat Zagrebit, ende i panjohur ndërkombëtarisht, planifikon të hap zemrën e saj duke u deklaruar si një shtet ëndrrash, transmeton “telegraph.co.uk”, transmeton “Klan Kosva”. 
Ky territor i cili u zbulua nga disa aventurierë polak, të cilët planifikojnë ta shndërrojnë atë në një parajsë të taksave, me pesë gjuhë zyrtare si anglisht, polonisht, sllovenisht, kroatisht dhe krejt në mënyrë bizare këtu bën pjesë si gjuhë zyrtare edhe gjuha mandarine, tha njëri prej themeluesve, Piotr Wawrzynkiewicz. Ideja e krijimit të këtij mikroshteti rrjedh nga qëllimi që të krijohet një territor vendbanimi ku gjithkush pa marrë parasysh racën, etninë, kombësinë  të kenë lirinë të shprehin hapur atë çka e mendojnë, të studiojnë të lirë dhe të përfitojnë financiarisht pa u brengosur për pagesën e taksave.
Në Mbretërinë e Enklavave që u krijua në bazë të konceptit “Terra nullius” ose “Toka e askujt” akoma nuk jeton askush. Sipas organizimit politik, në këtë mikroshtet deri më tani 5 mijë persona janë shpallur shtetas nderi të kësaj mini-parajse të quajtur Mbretëria e Enklavës. 

Kthehu mbrapa

Shto koment