Erdogan: Si në rastin e Kosovës, duhet ndërhyrje në Siri

31.08.2013 (komentet: 0)

ANKARA- Gjatë një deklarate për rrjetin televiziv turk NTV, ku u shpreh se një ndërhyrje e kufizuar në Siri nuk do të ishte e mjaftueshme, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se në rastin e Sirisë duhej një ndërhyrje si ajo e Kosovës. “Duhet të bëhet një ndërhyrje si ajo e Kosovës. Një ndërhyrje një ose dyditore do të ishte e pamjaftueshme


 ANKARA- Gjatë një deklarate për rrjetin televiziv turk NTV, ku u shpreh se një ndërhyrje e kufizuar në Siri nuk do të ishte e mjaftueshme, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se në rastin e Sirisë duhej një ndërhyrje si ajo e Kosovës. “Duhet të bëhet një ndërhyrje si ajo e Kosovës. Një ndërhyrje një ose dyditore do të ishte e pamjaftueshme. Qëllimi kryesor duhet të jetë detyrimi i regjimit për braktisjen e pushtetit”, theksoi Erdogan. Ndërkohë, po sot presidenti Francez Fransua Hollande deklaron se vendi i tij mund të marrë pjesë në cdo aksion ushtarak mbi Sirinë, edhe pa praninë e Britanisë së Madhe (BalkanWeb) -

Kthehu mbrapa

Shto koment