Erdogan: Shqiptarët dhe turqit janë një

20.06.2013 (komentet: 0)

Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në takimin e rregullt të Shoqatës për Kulturë dhe Solidaritet të turqve të Rumelisë në Qendrën e Kongresit Haliq në Stamboll ka thënë se turqit, shqiptarët edhe boshnjakët janë një, ndaj nuk duhet të jenë të ndarë por të bashkuar.


 

“Ju lutem, të gjithve turqve, shqiptar, boshnjakë…Vëllezër, ne jemi një, së bashku dhe nuk do të ndahemi. Nuk do të ju japim mundësi atyre që duan të mbjellin farën e ndarjes në mes neve”- shprehet Erdogan, transmeton albeu.

Sipas tij, Turqia në 10 vitet e fundit është duke u përpjekur për ta hequr lënien pas dore njëqind vjeçare të Ballkanit, madje qytetarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit duhet të bashkohen.

“Ne në Ballkan duhet të jemi një edhe me shqiptarët edhe me turqit. Të j’ua rikujtoj se krijuesi i himnit të Turqisë Mehmet Aqif Ersoj ishte shqiptar, por ai e shkruajti himnën që i përcjellte ndjenjat e popullit turk. Kur e shkruajti himnën ai mori shumë duartrokitje në Pralament, që zgjatën me orë. Përderisa Turqia rritet, bëhet më e pasur dhe më e fortë dhe vëllezërit tanë në Ballkan do të përfitojnë shumë nga kjo. Për ne nuk ka dallim mes Stambollit, Ankarasë, Izmirit, Bursës, Edrenes, Shkupit, Tiranës, Prizrenit, Sarajevës, Selanikut, Karxhallit dhe Shumenit. Ne nuk mund të jetojmë ndarë nga ata, unë nuk mund ti lë në një anë gjërat që i kam përjetuar në Mostar, Prishtinë ose Prizren. Dashuria dhe interesi që njerëzit treguan për mua atje edhe unë i ndjej për ta. Siç shohim në qytetet tona, ashtu shohim edhe në qytetet e atij rajoni. Si Turqi ne veprojmë përmes agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) Instituti Junus Emre, sektori privat – kështu që në mënyrë të vazhdueshme ju qëndrojmë në dispozicion vëllezërve tanë në çdo kuptim. Përpiqemi që të veprojmë më shumë përmes projekteve të cilat do të j’ua lehtësojnë jetën njerëzve, t’i ruajmë veprat dhe vlerat historike”, tha Erdogan.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment