Erdogan PO Shqipërisë së Madhe, kërcënon shpërbërjen e Maqedonisë

05.05.2012 (komentet: 0)

”Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh”.



Kryeministri turk Tayyp Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do mbështesë vëllezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarake, ai shtoi më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UÇK-ja nuk është organizatë rebele-terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre.

Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bërë që ministrat e jashtëm grek dhe serb të reagojnë ashpër. /almakos/graviteti/

Kthehu mbrapa

Shto koment