Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse !

18.03.2014 (komentet: 0)

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Moskën se Ankaraja do të mbyllë ngushticën e Bosforit për të anijeve ruse në qoftë se do të ketë dhunë ndaj Tatarëve në Krime .

 

" Nëse të vetëshpallurit e Autoritetet  e Krimesë apo të ashtuquajturit luftëtarë të vetë- mbrojtjes nëse do të kryejnë dhunë kundër Tatarëve që jetojnë në Gadishullin e Krimesë , Turqia do të jetë e detyruar të mbyllë kalimin nëpër ngushticën e  Bosforit të anijeve ruse ", - u shpreh Kryeministri turk në një program televiziv.

Ai, ndër të tjera  tha , se Turqia do të jetë gjithmonë pranë  bashkëkombasëve të tyre në Krime, dhe se bisedimet me Rusinë do të vazhdojnë në të gjitha fushat për t’i mbrojtur të drejtat e Tatarëve të  Krimesë .

Erdogan shtoi se, përveç diskutimeve me autoritetet ruse , dhe diskutimet do të mbahet  me autoritetet gjermane , azerbajxhane dhe kazake, njoftoi agjencia Ukrinform .

Turqia dje u deklarua  se nuk i njeh rezultatet e referendumit në Krime , i cili u mbajt të dielën , në të cili u vota për  bashkimin e gadishullit ukrainas Rusisë , transmetojnë mediat botërore.  

Ngushtica e Bosforit  (Bogaziçi) është ngushticë detare e cila lidh Detin e Zi me detin Marmara. Bosfori ndodhet në mes Gadishullit Ballkanik  dhe atij të Azisë së Vogël, dhe ndanë Evropën nga kontinenti i Azisë. Ngushtica e Bosforit , bashkë me Dardanelet bashkojnë detin Egje me Detin e Zi.  Nëpër këto të dy ngushticat kalojnë rrugët e rëndësishme ndërkombëtare.

Ngushtica e Bosforit ka një gjatësi  rreth 30 kilometra dhe gjerësi nga 0,7 deri 3,7 kilometra. Ndërsa thellësia është  nga 30 dhe 120 metra.

Në Stamboll janë të ndërtuara dy ura të cilat lidhin dy brigjet e dy kontinenteve: „ Ura e Bosforit“, është ndërtuar 1973 dhe është i gjatë 1.074 metra, dhe „Ura e Mehmetit “, e cila është ndërtuar në vitin  1988 dhe është e gjatë 1.090 metra.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment