Erdogan : Alija Izetbegoviqi ma ka lënë amanet të përkujdesem për B dhe H

07.05.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Qeverisë Turke dhe lideri i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Reçep Tajip Erdogan gjatë fjalimit të sotëm para grupit parlamentar të Partisë AK në Kuvendin e Republikës së Turqisë përkujtoi 10 –të vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, Alija Izetbegoviq , dhe tha se ai ishte " i madh dhe njeri i ideve ", dhe një nga burrështetasit më të mëdhenj të shekullit të 20-të , transmeton AA.


 

Duke përkujtuar se këto ditë  shënohet 10 vjetori   i  vdekjes së Izetbegoviqit , Erdogan tha se Izetbegoviq , me qëndrimin e tij  vendosur në periudhat e vështira në Ballkan , si dhe me veprën dhe liderizmin e tij , ka lënë  gjurmë  mbresëlënëse në zemrat e njerëzve , jo vetëm në B  dhe H , por edhe në të gjithë botën .

" Përkundër të gjitha presioneve, të këqijave , përpjekjeve për  asimilim, ai kurrë nuk nuk u  larguar nga rruga e tij. Pavarësisht viteve të jetës së kaluara në burg ,  nuk u largua nga  rruga për të  luftuar për njerëzit  dhe vendin e tij. Aftësia dhe liderizmin  ai demonstroi gjatë luftës së fundit në Bosnjë e vë   në mesin e burrështetasve më të mëdhenj të shekullit të 20 , dhe në histori, "tha Erdogan .

Erdogan rikujtoi se pak para vdekjes së tij , ka vizituar Izetbegoviqin në spitalin e Sarajevës  dhe se Izetbegoviq " ia ka lënë amanet  të  përkujdeset për B dhe H ".

" Më vonë nga djali i tij ( Bakir Izetbegoviq) kam mësuar se pak para vizitës sime doli nga koma . Dhe dhjetë vjet pas vdekjes së tij , në  çdo moment tregojmë përkujdesje  për amanetin e tij.  Edhe një herë lus  Zotin  që ta  mëshiroj  rahmetliun  Izetbegoviq , i cili është i varrosur në varrezat  e dëshmorëve (shehitëve,  v.j.)  në Sarajevë , "tha Erdogan, përfundon shkrimin e vet Anadolu Agency.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment