El Azizia nuk është vendi më i nxehtë në Tokë

25.09.2012 (komentet: 0)

Lugina e Vdekjes mori titullin e vendit me te nxehte te matur ndonjehere ne Toke

Përgati një shekull, El Azizia në Veri të Libisë cilësohej si vendi më i nxehtë në Tokë. Por sot, një vlerësim i ri i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, thotë se në Death Valley (Luginën e Vdekjes) në Californi, është regjistruar temperatura më e lartë.

 

 

 

 

 

Bëhet fjalë për 10 korrikun e vitit 1913, kur në këtë luginë u shënua një temperaturë 56.7 gradë Celsius. Organizata e OKB-së zhvlerësoi rekordin e mëparshëm që mbahej nga El Azizia me 58 gradë, pasi matjet në atë kohë ishin bërë gabim. 

"Temperatura reale ishte të paktën 7 gradë më e ulët", citon CNN. Analiza u krye gjatë viteve 2010-2011 nga ekspertë nga Libia, Italia, Spanja, Egjipti, Franca, Maroku, Argjentina, SHBA dhe Britania.

"Lugina e Vdekjes" është po ashtu vendi më i nxehtë dhe më i thatë në Amerikën e Veriut

Kthehu mbrapa

Shto koment