Ekskluzive: Blloku merr “bekimin” e Berlinit! Mustafa dhe Haradinaj në Kryeqytetin e Gjermanisë

09.11.2014 (komentet: 1)


Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka udhëtuar të shtunën në Gjermani. Siç Gazeta Blic merr vesh nga burimet e saj, Haradinaj ka udhëtuar i shoqëruar nga një këshilltar i tij në kryeqytetin e Gjermanisë kurse sot pritet që Kryeqytetit të Gjermanisë t’ia mësyejë edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa i cili pokështu pritet që të hënën të zhvillojë takime të rëndësishme në Berlin.

Ende nuk është njoftuar për agjendën e Haradinajt dhe Mustafës por as s’është bërë e ditur nëse këta do të kenë edhe takime të përbashkëta  me zyrtarë nga Gjermania. Për dallim nga SHBA-të të cilat javën e kaluar në një mënyrë u prononcuan për krizën politike në Kosovë Evropa dhe shteti më i fuqishëm në BE, Gjermania nuk është prononcuar në mënyrë direkte për krizën në Kosovë. Ka qenë një deklarim i ambasadores gjermane në Prishtinë e cila para sy javësh për media ka deklaruar se “institucionet i bën shumica parlamentare”. /Gazeta Blic

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Marin | 09.11.2014

Isa Mutafa udhtone neper europe, po si jo !. Ky duhet total te perjashtohet nga te gjitha fungcionet per akuza genjeshter idiotike bere Behxhet Pacollit. Dhe per tu bere magare shteti duhet normalishte te harron pergjithmone. As magar partiak me sduhet te lejohet. Edhe ky smundjen e Pjeter shimpanze Rugoves, si Donika dhe Pjeter shimpanze Kadare e kush jo.

Eshte trishtuese se te gjithe kta te cilet disponoijn me ket smundje shkaktuare nga perendimi, kan bindure veten se jane te zgjuare mjaft.

Pershendetje lexuesve.