Edi Rama rrihet në Vjenë me diplomatin, e godet në kokë

26.04.2013 (komentet: 0)

Kryetari i PS, Rama është përfshirë dje në një përleshje publike me një nga diplomatët, pjesë e Akademisë Diplomatike të Vjenës, ndërsa të pranishëm kanë qenë mbi 100 diplomatë.

 

 

Rama ka qenë i ftuar në këtë takim për të mbajtur një fjalim nga Fatmir Velaj. Fjala e tij ka qenë e zymtë për zhvillimet dhe realitetin në Shqipëri. Pasi ka ofenduar rivalët e tij politikë, ai është kthyer të ofendojë edhe diplomatët shqiptarë. Sipas tij shqiptarët jashtë vendit nuk mund të votojnë nëpër ambasada sepse ambasadat tona sipas tij vjedhin votat. Ky qëndrim i Ramës ka ardhur pas kërkesave të përsëritura të Kryeministrit Berisha, i cili i ka kërkuar PS që të votojë në Kuvend nismën për të lejuar votën e emigrantëve, transmeton portali “ Ex-press.al”

Në përfundim të takimit, Egin Ceka, një diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese të tij. Rama nuk ka preferuar që të japë përgjigje për kërkesën e bërë nga diplomati Ceka, por e ka kapur prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo, e ka goditur më pas në kokë. Kjo ka sjellë një tensionim dhe sherr të hapur mes Ramës dhe diplomatit Ceka, i cili është pasuar me sharje dhe fyerje mes të dyve. Prezent në këtë sherr skandaloz të kryetarit të PS kanë qenë të gjithë të pranishimit e Akademisë Diplomatike të Vjenës. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të ndërhyjnë për të ndarë kacafytjen e Kryetarit të PS me diplomatin. Kjo ka shkaktuar mjaft tension, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe diplomatë të huaj, të cilët janë skandalizuar nga sjellja e pretendentit për Kryeministër të vendit.

Gjatë gjithë takimit me Akademinë Diplomatike të Vjenës, Rama ka qenë mjaft i acaruar. Ai ka pasur një debat edhe me një student nga Vlora. Ai e ka pyetur Ramën se: “për çfarë arsye duhet të të zgjedhim ty në 23 qershor dhe jo Berishën”. Përgjigja e Ramës ka qenë jashtë kontekstit të pyetjes dhe kjo ka bërë që studenti të përsërisë pyetjen e bërë në drejtim të Ramës duke i thënë se: “nuk i’u përgjigje pyetjes, çfarë ke ti më shumë se Berisha”. Në këtë moment Rama, i cili në takime të tilla nuk lejon të pranishmit që të bëjnë pyetje, është revoltuar dhe i ka kërkuar moderatorit të takimit që t’i marrë mikrofonin dhe të mos e lejojë që të flasë më.

Situata e Ramës është tensionuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pas daljes bllof të lojës së tij me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka humbur ekuilibrin dhe i është rikthyer konflikteve verbale dhe sherreve banale si ai i djeshmi në Vjenë. Edhe në takimin e zhvilluar dje, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Zannieri i ka kërkuar Ramës që të plotësojë vendet në KQZ, gjë të cilën Rama deri tani ka refuzuar që ta bëjë.

Kthehu mbrapa

Shto koment