Edi Rama në Preshevë, mikpritje befasuese
29.01.2012 (komentet: 0)
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Preshevë, ku edhe ka prezantuar librin e tij “Kurban”.
Sipas mediave në Tiranë, Rama ka biseduar me të rinjtë dhe intelektualët atje për situatën e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për zhvillimet në Luginën e Preshevës.
Rama raportohet të ketë postuar një mesazh në faqen e tij në “Twitter”, i cili thotë: “Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s'mundën të hynë në sallë!”.
Shto koment