Edhe një shpikje në Serbi: Pavarësi pa sovranitet për Kosovën!

19.07.2012 (komentet: 0)

Bashkëjetesa paqësore e pikëpamjeve të ndryshme për statusin e Kosovës duke pranuar nevojën që Beogradi të njohë të drejtën e Prishtinës për të marrë vendime politike, por jo edhe sovranitet e shtetësi, janë idetë kryesore të planit për zgjidhjen e “problemit të Kosovës” që një grup qytetarësh serbë ia ka dorëzuar sot Kryesisë së Serbisë.

Dokumenti "Marrëdhëniet shqiptaro –serbe: Bazat për fillimin e ri”, simbolikisht pesë minuta para orës 12 e ka dorëzuar redaktori i E –Novine Marko Matiq i cili me këtë rast u ka thënë gazetarëve se dokumenti përmban shtatë rekomandime “me zgjidhej origjinale, parime dhe mekanizma zbatimi i të cilëve do të hapte kapitull të ri në marrëdhëniet e dy popujve”, njoftojnë medie të Beogradit. 

Por Matiq ka thënë se Serbia paraprakisht duhet të ridefinojë interesat e veta në Kosovë e pastaj të qartësojë saktë dallimin e termit ndërmjet pavarësisë e sovranitetit.

Më këtë dokument ia ka paraparë zbatimin mekanizmit për status paralel me të cilin parimisht do të barazohej statusi i serbëve në Kosovë dhe i shqiptarëve në Luginë. Me këtë plan Matiq ka paraparë edhe hapjen e zyrës në Prishtinë e në Beograd që nuk do të kishte funksionin e përfaqësisë diplomatike por funksionin e komunikimit ndërmjet institucioneve  Kosovës e të Serbisë. 

Ky projekt ka përkrahjen e Qendrës për zhvillimi të Demokracisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment