EDHE KROACIA BOJKOTON SAMITIN E OHRIT

29.05.2013 (komentet: 0)

Burime te Express nga Zagrebi konfirmojne se tash ne oret e fundit, edhe Presidenti Kroat Ivan Josipovic ka vendosur mos te merre pjese ne Samitin e Krereve te Shtetit ne Oher te Maqedonise, i cili po organizohet nen ombrellen e organizates rajonale SEECP. Vizita e Josipovic ka qene paralajmeruar edhe si nje fitore diplomatike e Maqedonise pasi qe planifikohej te taonte edhe Presidentin Serb Josipovic.

Pas mosfteses se Jahjages nen presionin e Presidences Serbe, Maqedonia tani eshte para deshtimit total te Samitit. Serbia qe vitin e kaluar e ka bere te qarte vendimin se Kosova kurre nuk do te mund te merr pjese, per shkak se nuk eshte shtet-anetar i SEECP, por BE ka pritur se nje vizite e Jahjages dhe Ministrit Hoxhaj do te jete e mundur pas arritjes se marreveshjes se Brukselit.

Pas vendimit te Greqise mos te dergon fare pjesmearres dhe vendimit te njejte te Bulgarise mos te dergon Presidentin, tash edhe kater nga 5 fqinjte e Maqedonise (Kosova, Shqiperia, Greqia dhe Bullgaria) kane vendosur mos te dergojne presidente, apo nuk jane ftuar fare, ndersa tash se fundi paralajmerim per mospjesemarrje ka bere edhe Presidenti kroat. Sipas burimeve te Express flitet se ka konfirmuar pales maqedone per vendimin e tij mos te merr pjese ne Samitin e Ohrit. Eshte ende e paqarte se a do te merr pjese Ministrja e Jashtme kroate Vesna Pusic.

Mediat raportojne se edhe Komisioneri per Zgjerim i BE Stefan Fyle nuk do te merr pjese ne Samitin e Ohrit per shkak te paqartesive te pjesemarrjes se Kosoves dhe deshtimit te Serbise per te inkuarduar Kosoven ne bashkepunim rajonal.gazeta express

Kthehu mbrapa

Shto koment