E vërteta para gjyqit në Spanjë

07.02.2012 (komentet: 0)

EDITORIAL I GAZETËS “THE NEW YORK TIMES"

Krime të tmerrshme janë kryer gjatë dhe pas luftës ndaj qytetarëve të Spanjës, në vitet 1936-1939, të cilat asnjë gjykatë ende nuk i ka hetuar apo gjykuar. Askush nuk e di se sa njerëz janë marrë, torturuar dhe vrarë. Tani një nga prokurorët kryesorë hetues të Spanjës, BaltasarGarzón, po gjykohet se pati guxim të hapte një hetim në lidhje me ato krime.

Spanja është një demokraci e gjallë tani, por gjykimi i gjykatësit Garzón,që nisi javën e kaluar, është një jehonë shqetësuese për mendimin totalitar të kohës së Francos. Ai përballet me akuza penale që mund ta suspendojnë atë nga ulësja e gjykatës për 20 vjet, për arsye se iu kundërvu amnistisë së shpallur më 1977, që u bë me qëllim të zbutjes së transicionit direkt të demokracisë. Ai me të drejtë pohon se sipas ligjitn dërkombëtar, nuk mund të ketë amnisti për krime kundër njerëzimit dhe se zhdukjet e pazgjidhura – mija varreza masive janë ende të pahapura –përbëjnë një krim në vazhdimësi.

Më 2008, gjykatësi Garzón shkur tnisi një hetim zyrtar, duke urdhëruar hapjen e 19 varreve masive dhe duke ngritur aktakuzë simbolike kundër  gjeneralit Francisco Franco dhe disa zyrtarëve të dikurshëm, asnjë prej të cilëve nuk është më gjallë, për zhdukjen e më shumë se 100,000 njerëzve. Një gjykatë e apelit e mbylli hetimin. Vitin tjetër, dy grupe të së djathtës ekstreme ngritën akuzakundër gjykatësit për shpërfillje të ligjit për amnisti. Prokurori qeveritar pohoi se asnjë krim nuk është kryer,por Gjykata Supreme e pranoi rastin. Ndaras nga kjo, gjykatësi Garzón përballet me akuza penale në lidhje me vendimet në dy raste të tjera të ngarkuara politikisht.

Nuk mund tëgjykojmë për ato dy raste. Por ndjekja penale e gjykatësve për vendimet e tyre është e rrallë në Spanjë, dhe ajo mund të trembë pavarësinë e gjyqësorit.Gjykatësi Garzón u bë i njohur për ndjekjen e terroristëve baskë, të torturuesve argjentinas, ish-diktatorit të Kilit, gjeneralit Augusto Pinochet,dhe politikanëve spanjollë. Armiqtë e tij të fuqishëm tani e shohin një rastpër t’i dhënë fund karrierës së tij.Gjykatësi Garzón pa dyshim se është pompoz dhe në momente edhe e tepron, por ndjekja e tij për arsye se ka gropuar në krimet e kohës së Francos është një ofendim i vetëdrejtësisë dhe historisë. Gjykata Supreme spanjolle kurrë nuk është dashur të pranojë atë rast. Tani ajo duhet ta lirojë gjykatësin.

Kthehu mbrapa

Shto koment