E dënuara me vrasje me gurë ringrihet në këmbë, ISIS-i detyrohet ta falë

03.02.2015 (komentet: 0)

U përpoqën ta vrasin me gurë në një shesh të Raqqas, “kryeqyteti” sirian i Shtetit Islamik, me akuzën se kish kryer tradhti bashkëshortore. E goditën me gurë, më pas e lanë aty, të bindur se kishte vdekur.

 

Por ajo, duke i befasuar të gjithë, u ngrit dhe u përpoq menjëherë të largohet me vrap. Një “mrekulli” që detyroi ekzekutorët, xhihadistët e ISIS, që t’ia kursejnë jetën, duke qenë se falja e një viktime të një “ndëshkimi hyjnor” – siç është vrasja me gurë për xhihadistët – për disa ndjekës të fundamentalizmit islamik është një detyrim.

Ngjarjen e pabesueshme në Raqqa e ka rrëfyer Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Gruaja, e dënuar me vrasje me gurë për kryerje tradhtie bashkëshortore, nisi të qëllohet nga ekstremistët islamikë “deri kur besuan se ajo kishte vdekur”.

Por sapo u ndalën, ajo u ngrit dhe u përpoq të largohet.

Një xhihadist u mat ta qëllojë me armë, por u ndal nga një ekspert i ligjit islamik, sipas të cilit “ishte dëshira e zotit që të mos vdiste”. Gruaja u la e lirë të largohet, me kusht që të pendohej. /bota.al/

Kthehu mbrapa

Shto koment