Dubai i qudirave !

06.12.2013 (komentet: 0)

Dubai (Arab. دبيّ‎, Dubayy) është qytet i cili shtrihet në pjesën jugore të Gjirit Persik në Gadishullin Arabik. Emrin Dubai e ka marrë nga emirati në të cilin ndodhet, pra Emirati i Dubait. Dubai ndan funksione legale, politike, ushtarake me 7 Emiratet e tjera të Federatës.

Ismet Azizi

 Emirati i Dubait është Emirati i dytë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe pas atij tw  Abu Dabit. Ky qytet vizitohet nga miliona vizitorë në vit dhe ka popullsi rreth 2 milion. Gjithashtu Dubai njihet si qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sikurse secili Emirat edhe Dubai ka sundimtarin e tij, nga familja e njohur Al-Maktoum, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum. Gjithashtu Dubai njihet edhe si një ndër qytet me infrastukturë më të zhvilluar në botë. Gjithashtu ky qytet njihet edhe për "Qiellgërvishtësit" më të mëdhenj në botë. Ndërtesa Burj Khalifa, përveç se është ndërtesa më e madhe në EBA, është gjithashtu edhe ndërtesa më e gjatë në botë. Është e gjatë 828 m, dhe numëron gjithsej 163 kate. Ajo kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë për ndërtim. Për momentin, Dubain është duke e udhëhequr nga familja Al Maktoum, nga madhëria e tij Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është edhe zëvëndës-president i Emirateve të Bashkuara.Dubai ne dimer

 

8 gjëra që ndoshta nuk nuk i keni ditur  për Dubain

Javën e kaluar , Dubai është përzgjedhur nikoqir i panairit të ardhshëm botror Expo 2020, edhe pse qytet është i njohur tashmë për luksin e tij , Dubai do të shpenzojë 6.8 miliard  $ për t'u përgatitur për këtë ngjarje, e cila do të zgjasë gjashtë muaj, shkruan Hufington Post.

Mund të lexoni disa gjëra që  nuk keni mund ti dini rreth Dubajit :

1. Në Dubai nuk ka adresa të  rrugëve . Njerëzit zakonisht  marrin paketat e tyre në kutitë postare , dhe në qoftë se  doni t'iu dërgoni  atyre diçka  në shtëpi ,  duhet të vizatoni  një hartë në zarf  dhe t'iu ipen udhzimet.

2. Rreth 85 për qind e banorëve të këtij qyteti janë të huaj .

3. Banorët e Dubati 2 dhjetorin festojnë  Ditën Kombëtare , ditën kur në vitin 1971  Emiratet e Bashkuara Arabe u  pavarsuan nga Britania e Madhe .

4. Në Dubai , temperatura mesatare e verës është 40 gradë Celsius , dhe në janar është 24 gradë . Kjo ndodhë për shkak se qyteti është afër duneve ranore të shkretëtirave . Temperaturat exstreme maxsimale kan arritë 42.0 gradë celsius, ndërsa ato ekstreme minimale 6.1 gradë celsius.[1]

5. Në qoftë se dikush puthet në publik mund të arrestohet - në vitin2010 , një çift nga Britania e Madhe u dënuan me  një muaj burg , pasiqë një fëmijë 2 vjeqar i kishte vrejtur duke u puthur  në një restorant .

6. Dubai  ka terene të mbyllura  skijimi , për këtë dinë tashmë  shumë njerëz . Megjithatë , më pak i njohur është Madinat Jumeirah një vendpushim i madh me dy hotele,  29 vikend shtëpiza , 40 restorante dhe anije taksi, të cilat transportojnë  njerëzve nëpërmjet kanaleve artificiale të mbushur me ujw natyral të detit. 

7 . Në hotelin  Burezh  El Arab, në të cilin fjetja kushton 2 000 $, i cili është ndërtuar në një ishull artificial , musafirët kanë butlers përsonal  në dispozicion 24 orë në ditë .

8. Terminali 3 në Aeroportin e Dubait  është terminalaeroporti më i madh në botë dhe ndërtesa e dytë më e madhe në botë kur bëhet fjalë për hapësirë ​​. Aeroporti ka hotel të plotë dhe dy kopshte.

Kthehu mbrapa

Shto koment