Dritan Abazoviqi mbron Ulqinin,kurse Gjukanoviqi antishqiptar

07.12.2012 (komentet: 0)

Në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi debatoi edhe deputteti më i ri i kuvendit Dritan Abazoviqi ku rreptë e kritikojë qeverin e re me kryeministrin aktual Millo Gjukanoviq.

Dritan Abazoviq Dritan Abazoviqi mbron Ulqinin,kurse Gjukanoviqi antishqiptar

Ja pra edhe ekspozeja ESKLUZIVE e Dritan Abazoviqit.

Në mbledhjen e djeshme të Parlamentit Mali të Zi, gjatë diskutimit mbi ekspozenë e mandatarit, deputeti Dritan Abazoviq fajësoi Kryeministrin e ri Millo Gjukanoviq për gjendje të pa kënaqshme të pakicave, duke thënë:

“Ju keni bërë që zonat dhe vendet ku jetojnë pakicat të jenë më të pazhvilluarat në këtë shtet, keni bërë që nga popujt pakicë kemi më së shumti emigrues, dhe në fund, për fat të keq të bashkatdhetarëve të mi, ju fituat përkrahjen e tyre pa rezervë për të formuar qeverinë e re edhe pse ndoshta as nuk e kërkuat. Shpërblimi juaj ndaj tyre ishte që ju nuk e keni parë të udhës që asnjë shqiptarë ta kandidoni për ministër”, tha Abazoviq.

Duke u drejtuar qytetarëve në shqip ai tha që Kryeministri i ri ka tregu politikë antishqiptare dhe mbas 15 viteve nuk i dha mandat asnjë ministri shqiptar.

“Qytetarë të nderuar, pse ndodhi kjo Ju duhet të pyesni partitë shqiptare të cilët e përkrahën këtë Qeveri, por të jeni të bindur që ky person nuk mund ti plotësoj premtimet që ka dhënë”, vlerësoi Abazoviq.

Ai e cilësoi Kryeministrin e ri si personin më përgjegjës për ngecje ekonomike dhe morale të shtetit, duke shtuar:

“Të gjitha privatizimet e juaja ishin të gabuara dhe ju i shitët resurset shtetërore. Ju shkatërruat turizmin duke ja filluar nga Ulqini, qyteti nga i cili vi un, si dhe të gjithë qytetet përreth. Ju keni vendosur pranga në formë të kufijve të Mirave Detare  dhe ju nuk i ktheni qytetarëve pronën. Ju nuk i jepni komunat që i premtuat edhe pse qytetarët kanë të drejtë ti kenë”, përfundoi Abazoviq.

Video

Kthehu mbrapa

Shto koment