Drecun: Vizita e Kuçit në Beograd e parealizueshme

09.06.2013 (komentet: 0)

Zyrtarët serbë nuk dinë asgjë për vizitën e mundshme të delegacionit të Qeverisë së Kosovës në Beograd. Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun i ka thënë gazetës “Politike” se diçka e tillë nuk është e paraparë në fazën e bisedimeve, kurse këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq thotë se lidhur me këtë nuk kanë kurrfarë njohurie.

“Diçka e tillë sigurisht se do të ishte e mundur tek atëherë kur do të vinte deri te bisedimet e drejtpërdrejta pa ndërmjetësimin e Brukselit, por aktualisht për këtë nuk është duke u menduar”, ka thënë Drecun.

Ky reagim nga Beogradi vjen pas paralajmërimit të gazetës Tribuna se është e mundur që një delegacion i udhëhequr nga zv.kryeministri Kuçi të vizitojë Beogradin.radiotelevizoni i kosoves.rtklive.com

Kthehu mbrapa

Shto koment