Drecun: Serbia do të duhet ta pranojë Haradinajn

26.12.2012 (komentet: 0)

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovë dhe Metohi, Milovan Drecun tha sot se "është e pamoralshme që Ramsh Haradinaj të jetë negociatori i ri me Beogradin", por se Serbia do të duhet ta pranojë, sepse procesi i negociatave nuk duhet të ndërpritet.

 

"Ne nuk mund ngelim në rrugën e negociatave, e cila është vlerësuar shumë lartë nga komuniteti ndërkombëtar, ku kemi edhe mbështetjen e Moskës në lidhje me platformën.

Tani që ne nuk mund të ndërpresim gjithë procesin, pasi Haradinaj sipas të gjitha gjasave do të bëhet prmeier " u tha gazetarëve Drecun në parlamentin serb. Drecun tha se Beogradi do të duhet të pranojë Hradinajn si negociatorë, pa marrë parasysh se ai këtë nuk e dëshiron. "Është krejt e pamoralshme që Haradinaj, edhe pse u lirua në Hagë, të bëhet kryeministër dhe negociator, por ne nuk mund të zgjedhin. Ai është tani një njeri i lirë,i liruar nga të gjitha krimet monstruoze që ka kryer, ndërsa partia e tij fitoi zgjedhjet nga nga një numër I konsiderueshëm të shqiptarëve dhe ai tani e ka legjitimitetin e nevojshëm ", tha Drecun.

Sipas tij, nuk është në interes të Serbisë për të ndaluar procesin e bisedimeve, sepse do të shkaktoj dëme të pariparueshëm. "Me këtë do t’i forcojmë kapacitet për të mbrojtur popullin serb dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa në Kuvend do të arrijë një projekt-rezolutë që do të përmbajnë parimet bazë të negociatorëve tanë dhe të cilat janë të pandryshueshme" ,tha ai.

Drecun tha se takimi i fundit midis kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga i gjithë rajoni , " duke përfshirë edhe një deputet tonin( fjala është për deputetin e vetëm shqiptarë Riza Halim), dhe ku është thënë se në vitin 2013 Maqedonia të fillojë ndarjen dhe viti 2015-të do të shënoj rrumbullaksoj territorin etnik shqiptar, paraqet paralajmërim të fortë se Kosova do të jetë me Tiranën, dhe jo me Beogradin", pefundon Drecun transmetojnë mediat serbe.

Kthehu mbrapa

Shto koment