Drecun: Grupe terroriste po vendosen në kufirin me Maqedoninë

28.12.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se "grupe terroriste kanë filluar të mobilizohen dhe stacionohen nëkufirin me Maqedoninë dhe Kosovën", shkruan Zhurnal.

  


Deklaratën e fortë Drecun e ka bërë pas kërcënimeve të ish-komandanteve të UÇPMB-së se nëse Beogradi rrënon përmendoren e të rënëve të kësaj ushtrie në Preshevë, do të rifillojnë luftën. 

Por, Qeveria në Beograd duket se është e vendosur të provojë stabilitetin në rajon me prishjen e lapidarit të UÇPMB-së.

Madje edhe presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka reaguar së fundmi duke thënë se Serbia do të rrënojë në pajtim me ligjet e saj pllakën përkujtimore të të dëshmorëve shqiptar. /albeu.com/

Kthehu mbrapa

Shto koment