Drashkoviq: Serbia, Kosovën e ka humbur para 12 vjetëve

29.11.2012 (komentet: 0)

Kreu i Partisë së Përtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq tha se para Serbisë, në integrimet evropiane, janë dy zgjidhje dhe se që të dy këto zgjidhje janë pa Kosovën, të cilën e ka humbur para 12 vjetëve.

Drashkoviq: Serbia, Kosovën e ka humbur para 12 vjetëve

 

Sipas tij, një prej zgjidhjeve është “Serbia në Unionin Evropian” që do të thotë Serbia pa Kosovën, por serbët e Kosovës të lidhur me Serbinë”, kurse zgjidhja e dytë është Serbia jashtë BE-së dhe në armiqësi me të, që do të thotë Serbi pa Kosovën e shumë shpejt pastaj edhe Kosovë pa serbë”.

“Kjo është zgjidhja. Se kur do të vijë koha që Serbia të ketë sërish njerëz që do të mendojnë kur të vendosin, unë këtë nuk e di”, tha Drashkoviqi në promovimin e romanit të tij “Via Romana”.

Të përkujtojmë se para shumë vitesh, ai mendonte se Kosova nuk ka të drejtë të shkëputet nga Serbia dhe të pavarësohet. Në një debat në REL, ai madje i pati thënë Adem Demaçit se tapinë për Kosovën e mban Shën Sava diku lart në qiell dhe nëse Kosova dëshiron shkëputje atëherë shqiptarët duhet të shkojnë te Shën Sava për ta marrë tapinë

Kthehu mbrapa

Shto koment