Dodik: Nuk po e lejojmë Bosnjën ta njoh Kosovën

03.01.2013 (komentet: 0)

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka deklaruar ost se nuk ekzistojnë presion që Qeveria në Banjallukë të lejoj Bosnjën ta njeh pavarësinë e Kosovës.

 

“Ne këto presione tashmë i kemi tejkaluar, edhe pse ishin shumë të fuqishëm. Unë kisha shumë presione qe në euforinë e njohjes së Kosovës një gjë të tillë ta bënte edhe Bosnja. Që të pranoj diçka Bosnja, duhet të pyetet RS-ja, e RS-ja nuk e jep pajtimin që të pranohet Kosova dhe këtë kurrë nuk do ta bëjë”, ka thënë Dodik për Tanjug.

Sipas tij, Kosova me forcë është marrë nga bashkësia ndërkombëtare dhe me këtë, sipas tij, është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe është përulur Serbia dhe i tërë populli serb.

“Bosnja nuk do ta pranoj Kosovën dhe nuk mund të na shtyjnë neve të nënshkruajmë dicka që shkon në favor të njohjes. Ne e përcjellim Serbinë në këtë çështje, edhe këtyre në Sarajevë iu qohen flokët kur themi se e përcjellim Serbinë”, ka thënë Dodik.

Kthehu mbrapa

Shto koment